Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

E dhimbshme, Sadio Mane humbet Botërorin shkaku i lëndimit

Gazeta10
09 November 2022 - 12:05

I fundit që ka humbur pjesëmarrjen në Botëror është Sadio Mane. Ylli i Senegalit, i cili u transferua në merkaton e verës te Bayern Munchen, dëmtoi tendinën në fitoren 6-1 ndaj Werder Bremenit.

30-vjeçari u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 20’ për t’i lënë vendin Leroy Sane. Dëmtimi i pësuar të martën në mbrëmje do e mbajë disa javë larg fushave sulmuesin, i cili do detyrohet të shohë shokët e Kombëtares nga televizori.

Senegali humbet në këtë mënyrë lojtarin më të rëndësishëm në Katar 2022, aty ku goglat i kanë vendosur “Luanët e Terangës” në grupin A bashkë me Holandën, Katarin dhe Ekuadorin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.