
Katër të dyshuar, njëri nga ta i mitur janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës në Rahovec, pasi të njëjtët kur kanë vërejtur policinë njëri nga të dyshuarit ka hedhur jashtë veturës një sasi prej 1.17 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, njofton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa tre (3) të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta10/