Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E kishte të ndaluar të vozisë deri në vitin 2037, Policia kap shoferin në Prizren

Gazeta10
15 November 2023 - 13:19

Njësia Trafikut Rajonal në Prizren, në një pikë kontrolli të automjeteve ka identifikuar një shofer duke drejtuar automjetin e tij përkundër se kishte pasur ndalesë për këtë deri në vitin 2037.

I njëjti është gjobitur me 300 euro dhe i është vazhduar masa mbrojtëse.

“Njësia Trafikut Rajonal ne Prizren, ne një pik kontrolli te automjeteve, ka identifikuar shoferin duke drejtuar automjetin e tije, mirëpo pas verifikimit i njëjti rezulton se ka ndalesë në drejtimin e mjetit me veprim motorik deri në vitin 2037 si dhe kishte edhe 14 raste tjera te kësaj natyre. I njëjti është larguar nga komunikacioni rrugor dhe është gjobitur me 300 € si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Një rast tjetër i ngjashëm ka po në Prizren, ku në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h Policia,  ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 99 km/h, mirëpo pas verifikimit i njëjti rezultoi se ka ndalesë në drejtimin e mjetit me veprim motorik deri në vitin 2024 si dhe kishte edhe një raste tjera te kësaj natyre.

I njëjti është larguar nga trafiku dhe është gjobitur me 300 € si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.