Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E konfirmon Qeveria: Një veturë e eskortës së Kryeministrit është aksidentuar

Gazeta10
11 December 2022 - 20:30

Një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit, Albin Kurti është aksidentuar rrugës për në Gjilan.

Lajmin për Gazetën10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për veturën ku ndodhej Kryeministri, Kurti.

Kryeziu ka shtuar se nuk ka të lënduar nga ky aksident.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit ka pasur një akident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej Kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, ka thënë Kryeziu për Gazetën10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.