Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

E kryer: Liverpooli zyrtarizon Arne Slot si trajner gjatë kësaj jave

Gazeta10
29 April 2024 - 17:39

Liverpooli do të zyrtarizojë trajnerin e ri këtë javë.

Arne Slot do marrë drejtimin e Liverpoolit nga edicioni i ardhshëm, pas largimit të Klopp.

Fabrizio Romano shkroi në Twitter: “Liverpool dhe Feyenoord kanë nënshkruar të gjitha dokumentet për transferimin e Arne Slot në LFC si trajner i ri.

“Do të duhet ende pak kohë për deklaratën zyrtare të klubit, e planifikuar mes klubeve për këtë javë. Gjithçka e përfunduar dhe e mbyllur.”

45-vjeçari do të pasojë Jurgen Klopp në krye të Reds pasi gjermani po largohet në fund të sezonit.

Liverpool thuhet se do t’i paguajë 9.4 milionë funte Feyenoord-it për holandezin dhe stafin e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.