Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

E kryer, ylli i Chelseat afër kalimit te City

Gazeta10
21 June 2023 - 17:50

Siç bëhet e ditur nga gazetari Fabrizio Romano, Mateo Kovacic pritet që t’i bashkohet Manchester Cityt nga Chelsea.

Akordi mes Cityt dhe Chelseat është arritur për një shumë prej 35 milionë eurosh, ku 29 milionë euro janë të pastra, ndërsa gjashtë milionë të tjera në formë të bonuseve.

Kushtet personale janë arritur para dy javësh për një marrëveshje afatgjate, pasi që Kovacic e dëshironte kalimin vetëm te City.

Testet mjekësore do të përfundohen gjatë ditëve në vazhdim, dhe më pas marrëveshja do të nënshkruhet dhe të bëhet zyrtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.