
Raporti: Egzona Shala / Kanal10
Për 18 vite me radhë, familja Kelmendi nga fshati Balinc e Malishevës është lënë jashtë kyçjes së rrjetit të kanalizimit të fshatit. Pronari i shtëpisë thotë se çdo vit ka dërguar kërkesë në komunë, por deri më tani nuk është ndërmarr asgjë. E nga komuna kanë thënë se gjatë pranverës do të bëhet zgjidhja për këtë familje.
Për të ruajtur shtëpinë nga vërshimet e ujërave të zeza, pronari i shtëpisë Aziz Kelmendi nga fshati Balinc i Malishevës, duhet që të përdor këto mjete.
Kjo pasi vetëm shtëpisë së tyre nuk i është mundësuar kyçja në rrjetin e kanalizimit të fshatit në të cilin kishin filluar punimet e rrjetit në vitin 2005.
E që nga ajo kohë, Kelmendi thotë se është përballur me vështirësi e madje është detyruar të hap këtë gropë skeptike.
E ndihmë nga komuna, Kelmendi thotë se ka kërkuar cdo vit, por deri më tani nuk iu është bërë asgjë zgjidhje, ani pse siç thotë ai kyçja në rrjetin kryesor nga shtëpia e tij është vetëm 80 metra larg.
E nga komuna kanë thënë se janë të njoftuar për rastin.
Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka premtuar se ky problem do të zgjidhet në pranverë.
Me probleme të ngjashme ballafaqohen edhe banor të tjerë të rajnit të Malishevës për të cilën kryetari i kësaj komune ka thënë se do të bëhet zgjidhje gjatë mandatit të tij.