Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

E ndalën për t’ia kontrolluar veturën, policia ia konfiskon gjilanasit pistoletën me 15 fishekë dhe dy gëzhoja

Gazeta10
18 March 2024 - 9:32

Policia ia ka konfiskuar një armë të kalibrit 9mm, 15 fishekë dhe dy gëzhoja një personi në Gjilan mbrëmjen e së dielës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Policia me anë të një njoftimi në ‘Facebook’. Në njoftim thuhet se të dyshuarin e ndali përgjatë një kontrolle të veturës së tij.

“Me datën 17.03.2024 rreth orës 20:30 zyrtar policor të Stacionit Policor Gjilan në pikë kontrolli në rrugën Gjilan-Kamenicë kanë ndalur për kontrolle një automjet me targa vendore me drejtues A.K. (viti i lindjes 1985, mashkull kosovar shqiptar)”, thuhet në njoftimin e PK’së.

“Gjatë kontrollit të automjetit nga ana e zyrtarëve policor është gjetur dhe konfiskuar një (1) armë e llojit Colt Governiment e kalibrit 9mm, pesëmbëdhjetë (15) fishekë dhe dy (2) gëzhoja të cilat do të përdorën dëshmi për gjykatë”, vijon njoftimi.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.