
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka komentuar veprimet e asamblistit të VV-së, Gëzim Sveçlës i cili një një video që është publikuar shihet duke demoluar pajisjet në sallën e mbledhjeve në Komunën e Prishtinës.
Gjini ka thënë se veprimet e Sveçlës janë të pajustifikueshme.
“Është dhunë. Është e pajustifikueshme me çfarëdo narracioni trivial se kam dashtë me pengu këtë ose atë. Ka qenë vetëm personi aty dhe s’ka qenë kërkush”, ka thënë Gjini.
Ndryshe, shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, është ndaluar nga Policia e Kosovës, pas incidentit të ndodhur sot në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
/Gazeta10/