Kronika e Zeze

E rëndë: Ky është i riu që vdiq pasi ra në kontakt me rrymën duke punuar në Prizren

Gazeta10
13 Tetor 2024 - 11:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një punëtor i një kompanie ka humbur jetën pasi pësoi lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar.

Viktima vdiq mëngjesin e sotëm, ndërkohë që tashmë Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë me dije burimet e Sinjalit brenda Emergjencës, që njoftuan se viktima është një i ri.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Visar Ramaj rreth 32 vjeçar, i cili humbi jetë tragjikisht përderisa ishte duke punuar.

Siç mëson Sinjali, viktima dyshohet se derisa ishte duke punuar dje, ka rënë në kontakt me rrymën dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, teksa trupi i pajetë më pas është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe Inspektorët e Punës për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lidhur me rastin, tashmë është iniciuar hetimi për veprën “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
07 Dhjetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.