Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E thotë edhe Limaj: Kosova po kthehet në vitin 2008

Gazeta10
12 December 2022 - 21:16

Edhe kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka deklaruar se Kosova ka rrezik të kthehet në situatën e para pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.

Limaj në Politiko në Kanal10 tha se Beogradi tanimë me dorëheqjet e fundit të serbëve nga institucionet e Kosovës, i ka çuar bashkëqytetarët serb në një rrugë pakthim, shkruan Gazeta10.

“Duhet ta bëjmë pyetjen, se a do të kthehet situate më siç ja qenë keq. A kemi me mujt me kthy atë pjesë të Kosovës, në një situatë tjetër. Frika ime, shqetësimi im është se Beogradi i ka çuar bashkëqytetarët tanë në një rrugë pakthim. Nëse në Prishtinë flitet, se do donim ta kthenim sitiuatën e para muajit gusht, kjo është humbje e madhe për vendin tonë”, tha më tej Limaj në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.