
Një rast skandaloz u raportua se ka ndodhur në Spitalin e Pejës ku një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçe së bashku me çarçafë.
Lajmin për Gazetë10 e konfirmoi zëdhënësi Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi i cili tha se rasti i njëjtë ka ndodhur javën e kaluar.
Ai po ashtu, ka konfirmuar se prokurori i rastit tashmë ka marrë dëshmin edhe të prindit të foshnjës së vdekur, shkruan Gazeta10.
“Kanë filluar hetimet lidhur me rastin e dyshuar në Spitalin e Pejës. Ky rast ka ndodhur javën e kaluar. Ne si Prokurori jemi duke i vazhduar hetimet, si dhe jemi në pritje të raporteve nga Inspektorati Shëndetësor. Po ashtu, mund të konfirmoj se kryeprokurori i rastit është takuar edhe me prindin e foshnjës së vdekur”, tha Nikçi për Gazetën10.
Indeksonline raportoi sonte se pakujdesia e madhe e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, ka bërë që në lavatriçën e çarçafëve të futet një foshnje e vdekur. E njëjta u nxor copa-copa nga lavatriçja./Gazeta10