
Skuadra e ligës së dytë të volejbollit për femra në Turqi, Rasus Kimya njoftoi se lojtaret e ekipit të volejbollit, Hatay Gozde Ozturk, Ahsen Bas, Dilek Mucuk dhe Irem Kurtoglu kanë humbur jetën pas tërmetit në Turqi.
Kjo është deklarata e bërë nga Federata Turke e Volejbollit: “Me pikëllim të thellë mësuam se sportistët e Ekipit të Volejbollit Rasus Kimya Hatay Gözde Öztürk, Dilek Mucuk, Ahsen Baş dhe İrem Kurtoğlu kanë ndërruar jetë në fatkeqësinë e tërmetit. Zoti i mëshiroftë sportistët tanë dhe të gjithë qytetarët tanë që humbën jetën, ngushëllimet tona familjeve të tyre dhe kombit tonë, ndërsa të lënduarve urojmë shërim të shpejtë. Ngushëllime komunitetit tonë”.