Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E ulur pranë Princit William, Presidentja Osmani merr pjesë në ceremoninë e “Earthshot Prize”

Gazeta10
07 November 2023 - 17:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, e cila po zhvillohet në Singapor, një nismë globale, e krijuar nga Princi William për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti.

Në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka publikuar pamje nga ceremonia ku shihet e ulur pranë Princit William.

“Isha e nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë frymëzuese globale, e krijuar nga Princi William për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë”, ka shkruar presidentja.

Ajo tutje është zotuar se “së bashku, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezin e ri”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.