Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Edhe 62 ditë i hapur peticioni online për njohjen e Kosovës nga Ukraina, votat po rriten (Foto)

Gazeta10
10 January 2023 - 14:49

Deputeti ukrainas, Oleksiy Gonchareno para disa jave ka nisur një peticion për njohjen e Kosovës, raporton Gazeta10.

Ai përmës këtij peticoni ka kërkuar nga presidenti ukrainas, Zelensky që nëse mblidhen 25 mijë nënshkrime ai duhet të përgjigjet.

Nga 25 mijë nënshkrime të nevojshme janë mbledhur 5 mijë 143 nënshkrime dhe kanë mbetur vetëm edhe 62 ditë nga mbyllja e këtij peticioni.

Pas përkeqësimit të situatës në Kosovë deputeti ukrainas ka kërkuar nga presidenti ukrainas të shqyrtojë mundësin e njohjes së sovranitetit shtetëror dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Sipas tij njohja e pavarësia e Kosovës është bërë nga gjysma e shteteve anëtare të OKB-së dhe kjo nuk bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe n uk shkelë asnjë rezolutë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.