Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Edhe një deputet i LVV-së i del kundër partisë së tij për Trustin

Gazeta10
19 Janar 2023 - 17:34

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërkuar që të arrihet një konsensus ndërmjet gjitha grupeve parlamentare për çështjen e tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Në seancën e Kuvendit, ku po shqyrtohet kjo nismë legjislative, Abazi dha disa propozime që sipas tij do të nxjerrtë vendin nga ngërçi për Trustin, raporton Gazeta10.

“Propozimi im me dashamirësi është nëse vërtet ia doni të mirën qytetarit, të tërhiqeni dhe gjitha grupet parlamentare të dalin me një zgjidhje. A është 10 për qindëshi tërheqje pa pagesë të tatimeve apo 30 për qindëshi i tërheqjeve të qytetarëve, meqë rast duhet të paguhen tatimet, pasi është tërheqje para kohe. A po është një modalitet i tretë brenda të cilit nuk ka humbës apo fitues, por ka zgjidhje për qytetarin, është çështje e një debati ku duhet të thirren edhe ekspertët për të ikur tutje”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.