Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Edhe një mundësi tjetër për kosovarët, Gjermania zyrtarisht u hap rrugë profesionistëve

Gazeta10
29 March 2023 - 15:38

Gjermania ka publikuar draft-reformat në çështjen e imigrimit nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, si përpjekje e qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për të mbushur mungesat e punës në ekonominë më të madhe evropiane.

Kosovarët, që viteve të fundit kanë shkuar në shifra të konsiderueshme për punë në Gjermani, me reformat do të kenë më të lehtë rrugën e migrimit dhe punësimit.

“Me këtë, ne po vëmë themelet për një fillim të ri në politikën e migracionit”, ka shkruar në Twitter, ministri i Financave, Christian Lindner, pasi kabineti miratoi reformat.

Sipas tij “kushdo që mund të kontribuojë në suksesin ekonomik të vendit si punëtor i kualifikuar, është i mirëpritur”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.