
Qytetarët e Shkupit sot kanë organizuar solidarizimin për rreshterin Afrim Bunjaku, i cili u vra dje pas sulmeve të terroristëve serb në manastirin në Zveçan të Mitrovicës së Veriut.
Sot në ora 19:00 do të ndizen qirinjtë dhe do të vendosen lulet në sheshin Skënderbeu, në Shkup.
Maratonës nderuese për policin hero që organizon Prishtina do ti bashkohet edhe Tirana.
“Sot në ora 19:00 të mblidhemi në Sheshin Skënderbeu në Shkup të bëjmë homazhe për policin e ndjerë, Afrim Bunjaku.Dikush bën lutje, dikush ndez qirinj e dikush edhe vendos lule. Nuk ka rëndësi mënyra, por me rëndësi është të jemi të pranishëm dhe të vlerësojmë dhe respektojmë veprën heroike të vëllaut tonë nga Kosova dhe ti tregojmë gjithëve se JEMI NJË”, thuhet në njoftim.