
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli e ka kritikuar ashpër qëndrimin e aleatëve ndërkombëtar karshi Kosovës sa i përketë situatës së tensionuar në veri të vendit, ka thënë ai.
Ai gjithashtu në emisioni ‘’Prime Time’’, ka tregur se ndërkombëtarët gjithashtu i ka dëgjuar edhe ish kryeministri Hashim Thaci, por ai është shprehur se duke i dëgjuar ata ja ku është ai tashmë.
“Një ushtarë sot është dëshmorë që u vra prëj forcave serbe në mbrojtje të Rugovës, Rugovën e kanë poshtruar edhe policia dhe ushtria Jugosllave, si dhe e kanë poshtruar edhe bashkësia ndërkombëtarenë në periudhën e luftës . A e ka ngu ma shumë se Hashim Thaçin bashkësin ndërkombëtare e ka ngu na ka çarmatos te gjithëve po sot ku është Thaçi”, ka thënë ai.
Ai ka thënë në se Kurti mund të përfundojë më i poshtëruar sesa Thaçi, prandaj duhet të ketë kujdes në raportet me aleatët e mbi të gjitha me historinë e kombit të tij.
‘’Nëse nuk e respekton kombin tonë, proceset historike që zhvillohen Albin Kurti ka me përfundu më i poshtëruar sesa Hashim Thaci. Sepse Hashim Thaçi po gjykohet për UÇK, përkundrazi shumë njerëz e çmojnë. E tash Albin Kurti duhet me mbrojt vlerën e luftës por edhe atë personale. Duhet me çmu kombin e vetë e me kriju raporte me ndërkombëtarët, por jo raporte të qyqarllakut.’’, deklaroi ai.