Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Edhe traktori kur s’na dhezë në arë, kemi qejf me ia lanë fajin Qeverisë – Matoshi

Gazeta10
05 December 2023 - 21:57

Publicisti Halil Matoshi i ftuar në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”,  ka thënë se problemi më i madh është shkolla e mesme.

Ai tutje tha që  problemi është që këtu fëmijët kalojnë pa meritë dhe se prindërit bëjnë presion te arsimtarët që t’iu japin nota të mira por edhe mësimdhënësit nuk janë në nivelin e duhur.

“Edhe traktori kur s’na dhezë në arë, kemi qejf me ia lanë fajin Qeverisë, problemi është te na”, tha Matoshi.

Ai tutje tha që Serbia ka probleme me mentalitetin agresiv por 100 pikë janë para nesh në matematikë, shkencë dhe lexim-kuptim.

“Nxënësit tonë të shkollave fillore dhe të mesme nuk dijnë me kuptu atë që e lexojnë”, nuk dijnë me interpretu”, tha Matoshi.

Matoshi tutje ka thënë se as në televizioni nuk dijnë me kuptu se çka po thotë Halili. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.