Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Edhe vajin e rezervës shtetërore e paskan vjedhë” – Gjoshi i PDK-së pas përgjimeve të reja të qeverisë Kurti

Gazeta10
28 July 2023 - 10:43

Gjatë ditë së djeshme janë publikuar disa përgjime të dy zyrtarëve shtetërorë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,  ku flasin se si është kontraktuar e paguar vaji për Rezervat Shtetërore nga Polonia prej kompanisë Xanto, që është veçse një start-up polak dhe s’e ka as në rangun e aktiviteteve tregtimin e vajit: Mall ky i blerë por që nuk ka ardhur as njëherë.

Gazetari i Nacionales Berat Buzhala ka siguruar një audio-regjistrim të kësaj bisede, identitetet e të cilëve s’i ka zbuluar, por edhe me intervenim në zë që identiteti i tyre të mos bëhet e ditur.

Për këto pëgjime ka reagura edhe Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës Betim Gjoshi  ku në rrjetin social Facebook, Gjoshi ka thënë se “qeveria Zdravo e Albin Kurtit, e cila është e izoluar nga bota, po del se vetëm ndaj krimit qëndron e hapur”.

“Këta që na shiten si kujdestarë e mbrojtës të popullit, edhe vajin e rezervës shtetërore e paskan vjedhë. Paret paskan shku në Poloni, po vaji për rezervë shtetërore nuk ka ardhë në Kosovë. Qeveria Zdravo e Albin Kurtit, e cila është e izoluar nga bota, po del se vetëm ndaj krimit qëndron e hapur. Martin Berishaj, Nagip Krasniqi, Vaji i Polonisë – janë dëshmi e kësaj hapje, që i kalon kufijtë e Kosovës”,ka shkruar ai

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.