Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Edi Rama: Për herë të parë, Shqipëria është në kundërshtim me deklaratën e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Gazeta10
27 September 2023 - 15:25

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferncë për media të përbashkët për shtyp me Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajan ka deklaruar se Shqipëria për herë të parë nuk linjëzohet me deklaratën e BE-së të 18 shtatorit mbi dialogun Kosovë Serbi.

 Rama tha se ajo deklaratë nuk përmban një reagim mbi sulmin në veri të Kosovës ku u vra një polic dhe se kjo deklarat eshtë e pa pranueshme si dhe mandje e dënushme.

“Qëndrimin jonë për herë të parë të pakten këto vitet e fundit është në kundërshtim më deklaratën e BE-së. Ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e BE-së është një deklarate jo se në vetë ka problem por  që përfaqeson se çfarë detyrimesh ka Kosova ne raport me dialogun por ka një problem qe si përgjigjet realitetit të ditëve të fundit. Dhe ne e kemi të pamundur ti bashkohemi pa parë një reagim për ngjarjen e ditëve të fundit ku ka ndodhur një zhvillim dramaktik pasi është vrarë një efektin i policisë së Kosovës nga një grup kriminal që donte të ushtronte terror në veri e pasuar me shpalljen e një dite zie në Beograd. Kjo për ne është e papranueshme, e pa justifikueshme  madje e dënueshme. Është jo Evropiane dhe sinjali me i keq qe Serbia mund të jepte në këtë moment për të gjithë rajonin dhe Evropën. Alarmi në nivele të larta. Duhen përdorur të gjithë instrumentat për ti kthyer mesazhin e duhur këtij mesazhi të papranueshem që vjen nga shpallja e ditës së zisë në Beograd. Deri në momentin që sdo ketë një deklarate të dytë të BE-së mbi situaten e fundit, ne nuk do linjezohemi me deklaratën. Ky është momenti për të dënuar atë që ka ndodhur në veri të Kosovës dhe ata që ka pasuar në Beograd në shpallje e ditë zie kombëtare hemorizon angazhimin e një grupi kriminal për të ushtrua terror në verin  e Kosovës ” tha Edi Rama.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.