Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Edon Zhegrova në mesin e top 10 lojtarëve më të vlerësuar në Evropë

Gazeta10
25 September 2024 - 14:49

Edon Zhegrova po kalon në formë jetësore me skuadrën e Lille.

 

Ylli kosovar e ka nisur furishëm edicionin e ri me Lillen, ku është edhe njëri nga lojtarët më të vlerësuar në kampionatin francez.

 

Sipas Sofascore, Zhegrova është lojtari i nëntë me notën më të lartë deri tani këtë sezon, pasi ka një mesatare të notës prej 8.10.

 

Në këtë listë janë emrat e njohur të futbollit evropian si Harry Kane, Florian Wirtz, Erling Haaland, Raphinha, Lamine Yamal, Achraf Hakimi, Kevin De Bruyne, Vincenzo Grifo dhe Mohamed Salah.

 

Anësori i Kosovës ka shënuar tre gola në tre paraqitje me Lillen këtë edicion në kampionatin francez.

 

Zhegrova me gjasë po kalon edicionin e tij të fundit te Lille, pasi për të kanë shprehur interesim shumë skuadra të njohura evropiane.

 

Ai ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth 25 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.