
Manchester United ka arritur fitore kundër Burnleyt 2-0, në kuadër të raundit të katërt të EFL Cup.
‘Djajtë e Kuq’ kaluan në epërsi në minutën e 27-të, me golin e shënuar nga mesfushori danez, Christian Eriksen.
Goli i shënuar nga Eriksen ishte i vetmi në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Unitedi vazhdoi me lojë ofanzive dhe golin e dytë arritën ta gjenin në minutën e 57-të, golashënues ishte Marcus Rashford.
Me këtë fitore, Manchester siguron kalimin në raundin e pestë të EFL Cup.
Përveç Unitedit, sonte kalimin në fazën tjetër e kanë siguruar edhe Nottingham Forest dhe Charlton Athletic.