Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ejupi-Hajzeraj për aderimin e Lumbardhit në LDK: Ka shumë simpatizues!

Gazeta10
10 December 2024 - 22:31

Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj  ka komentuar aderimet e reja të kandidatëve për deputetë në parti të ndryshme politike.

Hajzeraj ka thënë se kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu ka pasur shumë simpatizues dhe se qysh herët i ka shprehur bindjet e tij politike.

“Lumbardhi ka pasë shumë simpatizues. Unë e kam parë një foto se ai qysh atëherë e ka mbajtur këtë këmishën me presidentin Rugova d.m.th. ka pasë një bindje politike qysh atëherë”, ka thënë Ejupi-Hajzeraj.

E pyetur se çfarë përfiton dhe përfaqëson Lumbardhi në LDK, Ejupi-Hajzeraj ka thënë se ai përfaqëson vetveten dhe idetë e tij.

“Me siguri ai ka naj ide të veten. E përfaqëson vetveten. Nuk mujmë me i degradu njerëzit publikisht edhe me thonë që nuk përfaqëson kurgjo”, ka thënë ajo. /Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.