Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ekipi i Kanal10 përcjell live inspektimin e shkeljes së ligjit të duhanit

Gazeta10
30 March 2023 - 9:08

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” pë rmes një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala, do të përcjellet live inspektimi i shkeljes së ligjit të duhanit.

Kordinatori i AUV-it në Prizren, Durak Zyrapi ka thënë se është duke vazhduar inspektimi në hapsira të mbyllura ndaj shkeljes së duhanit.

“Në përgjithësi në qytetin e Prizrenit relativisht zbatohet ligji kundër duhanit në ambiente të mbyllura, edhe pse deri më tani kemi shqiptu 72 gjoba, inspektorët janë vazhdimisht në inspektim, dhe do të  mundohemi ta shtyejmë në jetë këtë ligj”, tha ai.

E në njërin nga lokalet e Prizrenit sipas inspektorit vërehet se ligji për kontrollin e duhanit po zbatohet në tërësi.

“Si në hapisrat e mbrendshme ashtu edhe ato të hyrëse mund të shihet se ligji për kontrollin e duhanit zbatohet në tërësi”, tha ai.

Ndërsa në një lokal tjetër të Prizrenit, do të bëhet gjobitja për aryse se është vetëm një hapsirë është e hapur ndërsa ligji i parasheh tri hapsira të hapura.

Sipas inspektorit nuk do të gjobitet pala por personi përgjegjës i personit juridik./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=szvvmxNYQjY

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.