
Babai i ish futbollistit Valon Behrami, Ragip Behrami ka thënë se Zvicra votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA për shkak të frikës që lojtarët kosovarë do të iknin dhe nuk do të luanin më për shtetin zvicëran.
Në emisionin “Politiko”, në Kanal 10, Behrami tha se të gjitha ishin habitur për qendrimin e Zvicrës kundër Kosovës.
Ai tutje tha që pas përfundimit të kampionatit evropian, Valon Behrami ka dashur të luajë për Kosovën dhe ai ka pyetur avokatin pasiqë ai e kishte vendosur që të luajë për dy vite për Kosovën.
“Avokati i ka thënë se çështje e juve, Granitit dhe Shaqirit është e mbyllur sepse Federata e Kosovës nuk e ka nënshkru një deklaratë që kanë të drejtë ta mbajnë këtë kampionat evropian dhe pastaj të zgjedhin edhe njëherë. Këta nuk e kanë nënshkru”, ka zbuluar Behrami. /Gazeta10/