
Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku ka konfirmuar për Kanal10 se drejtuesi më i lartë basketbollit botëror, Andreas Zagklis do të jetë në një vizitë dy ditore në Kosovë, raporton Gazeta10.
“Po mund të ju konfirmojë se me datë 6 dhe 7 tetor në Kosovë do të qëndrojë i pari i FIBA-së Sekretari gjeneral, Andreas Zagklis. Vizita e tij do të jetë si vijim i mbështetjes së organizmit më të lartë të basketbollit botëror kundrejt Kosovës, ai do të vizitojë edhe krerët e shtetit si dhe do të marrë pjesë në finalen e supërkupës së ligës unike”, tha mes tjeash Elvira Dushku.
Andreas Zagklis me origjinë nga Greqia në postin e Sekretarit Gjeneral të FIBA-së është që nga viti 2019 /Gazeta10/.