
Pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunës së Mitrovicës së veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, dhe Zveçanit me datë 18 dhjetor 2022, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhje ku Drejtoresha e Zyrës së Regjistrimit dhe Certifikimit të partive politike, Vesa Xharra, ka raportuar lidhur me procesin e aplikimit të subjekteve politike për certifikim në katër komunat e veriut, raporton Gazeta10.
Xharra ka konfirmuar se Lista Serbe dhe 13 subjekte të tjera nuk kanë të drejtë të certifikohen si subjekte në katër komunat, meqenëse ka kaluar afati i njoftimit, gjë kjo e rregulluar me ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, neni 15.4.
Gazeta10 ka siguruar listën e partive që nuk do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhejtorit për veri të Republikës së Kosovës.