Gazeta10

Ekskluzive: Ky është lokacioni në Ohër ku do të takohen Kurti e Vuçiq

Vetëm dy ditë para takimit të përbashkët ndërmjet dy liderëve të shtetit, Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq, Kanal10 përmes emisionit special Politiko ka zbuluar pamje dhe informacione ekskluzive nga Ohri.

Gazetari i Kanal10, Kushtrim Sadiku ka treguar se hoteli ku pritet të vendosën delegacionet ndodhet pikërisht në afërsi të rezistencës presidenciale të Presidentit të Maqedonisë së Veriut.

Lokacioni i takimit ndodhet edhe në afërsi të Shën Naumit dhe është vendi ku mbreti Zogu kishte nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme.

Sadiku ka treguar se sipas informacioneve të siguruara nga policia maqedonase, ajo pjesë e lokacionit prite të jetë tërsishtë e bllokuar dhe s’do të lejohen as media për të raportuar nga afër.

“Pjesa e hotelerisë dhe vendit ku do të zhvillohet takimi i Kurtit me Vuciqin është në afërsi të rezidencës presidenciale të Presidentit të Maqedonisë së Veriut. Këtu do të jetë gjithcka e bllokuar nesër e pasnesër, ne kemi kontaktuar edhe autoritetet policore. Nuk do të mund të futen palët e interesuara, apo spektri mediak për të raportuar nga afër. Do të ketë një konferencë për media. Ajo cfarë dimë është se në këtë vend, në këtë zonë janë zhvilluar negociatat për marrëveshjen e Prespës, marrëvshjes ndërmjet autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe atyre të Greqisë për kontekst të emrit të ri. Marrëveshje të firmos s’do të ketë. Mund të ketë pajtim të të dyja palëve në prani të Borell, Escobar dhe Lajcak. Më pastaj trasim të rrugës për formalizim apo nënshkrim në Paris, nëse është e mundshme një gjë e tillë, në prani të liderëve ndërkombëtarë, Scholz dhe Macron.”, ka treguar gazetari Sadiku në Politiko Speciale./Gazëeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit