Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

EKSKLUZIVE: Ministria e Gërvallës shkeli ligjin për rekrutimin e 32 diplomatëve të rinj, KM i Shërbimit Civil i kërkon ta anulojë

Gazeta10
20 September 2022 - 20:55

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës në një proces të jashtëzakonshëm të monitorimit, ka monitoruar procedurat e rekrutimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në një dokument të siguruar nga Gazeta10, në konkluzionet e monitorimit të këtij këshilli thuhet se MPJ nuk e ka respektuar ligjin në Shpalljen e Rekrutimit për 32 zyrtarë të misionit diplomatik.

Sipas këtyre konstatimeve, shpallja e këtij konkursi është në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë, neni 17, raporton Gazeta10.

“Konstatim 1: Kolegji i Këshillit konstaton së Shpallja e rekrutimit për tridhjetedy (32) zyrtarë të misionit diplomatik është bërë në kundërshtim me nenin 17 paragrafi 2, 3 dhe 4 të Ligjit Nr.06/L114 për Zyrtarët Publikë. Rrjedhimisht sipas vlerësimit të Kolegjit kjo mënyrë e shpalljes se rekrutimit është në kundërshtim me parimet e pranimit të zyrtarëve publike të përcaktuara me nenin 6 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë.

Kolegji i Këshillit, po ashtu nga shqyrtimi i shkresave të administruara ka gjetur se procedurës se rekrutimit për tridhjetedy (32) zyrtarë të misionit diplomatik nuk i ka parapri një procedure e brendshme e Iëvizjes paralele në kuadër të shërbimit civil.

Konstatim 2: Shpallja e rekrutimit për tridhjetedy (32) zyrtarë të misionit diplomatik është bërë në kundërshtim edhe me nenin 38 paragrafi 1 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë”, thuhet në vendim.

Ky këshill ka rekomanduar Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë se Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për anulimin e konkursit, dhe i njëjti të bëhet përmes procedurave të parapara me ligj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.