Gazeta10

Ekskluzive: Minutat e fundit para intervenimit të NATO-së në Kosovë, për çka dyshonte Klinton? (Dokument)

S’ka më sekrete. Dhjetra letra, telefonata e biseda në kohën e luftës në Kosovë ndërmjet akterëve kryesorë të botës janë zbardhur nëpërmjet autorit Marc Perry në librin e botuar këtë vit “War on their own words – Kosovo series”, raporton Gazeta 10.

Në këtë libër me dokumente të deklasifikuara që përfshin periudhën qershor 1998 dhe shtator 1999 ofrohen shumë informacione me rëndësi për rrjedhën e luftës, ndërhyrjen e bisedat plotë tension mes Bill Klintonit, Tony Blairit, Hashim Thacit, Ibrahim Rugovës, Millosheviqit, Madeline Albright e të tjerëve.

Gazeta 10 ka siguruar ekskluzivisht përmbajtjen e këtij libri të veçantë dhe dokumentet sekrete të asaj periudhe dhe do t’i botojë gjatë ditëve në vazhdim.

Sot po shkëpusim detaje nga bashkëbisedimi mes ish presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton dhe ish kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair, të zhvilluar me datë 4 mars 1999.

Në bashkëbisedimin mes Blair dhe Clinton, ky i fundit shpreh shqetësimin lidhur me mos pranimin e marrëveshjes së Rambujesë nga ana e Serbisë, duke thënë se është i shqetësuar për mundësinë që kosovarët thonë po, Millosheviçi të thotë jo, dhe NATO-ja do të mbyllë syrin.

Libri tutje përshkruan peripecitë që kishin ndërkombëtarët për të bindur palët që të pranojnë marrëveshjen e Rambujesë.

Autori tregon se pas gjithë atyre takimeve pala kosovare pranon marrëveshjen kurse pala serbe kishe deklaruar që do të pranojnë një referendum për një zgjidhje përfundimtare për Kosovën në tre

vite kohë.

Në fund Serbët refuzojnë të nënshkruajnë marrëveshjen dhe me 19 mars 1999, pas dështimit të bisedimeve të paqes dhe grumbullimit masiv të trupave serbe në kufirin e Kosovës, Klinton takohet me ekipin e tij të politikës së jashtme për të vendosur për hapat e ardhshëm duke përfshirë intervenimin e NATO-s.

Më 22 mars 1999, në një përpjekje të fundit për të shmangur sulmet ajrore, Holbrooke dërgohet në Serbi nëpërmjet Brukselit, për të dhënë një ultimatum përfundimtar. Takimi nuk arrin të bëjë asnjë lëshim nga një Millosheviç i hidhëruar. Clinton i shkruan një fjalim publikut amerikan me fjalët:

“Këtë javë mora vendimin më të vështirë që mund të marrë një president. I dërgova njerëzit tanë dhe

gratë me uniformë në luftë, përkrah aleatëve të NATO-s, për të sjellë paqën në Kosovë.

Asnjë President nuk i pëlqen të dërgojë trupat tona në rrezik. Por pas një kohe të gjatë dhe të kujdesshme reflektim, unë u pajtova me liderët e tjerë të NATO-s se kjo ishte e vetmja mënyrë për të

për të shpëtuar paqen në një cep të Evropës të shkatërruar nga lufta.”

Letra e Clintion drejtuar popullit amerikan i parapriu sulmeve ajrore të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi. /Gazeta10/

NË FOKUS

MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
mjek
Ndërron jetë kirurgu i njohur kosovar
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 63 vjeçare
Saranda-Bogujevci-dhe-Albulena-Haxhiu
Bogujevci ia ndalë mikrofonin Haxhiut, ajo e lëshon sallën e Kuvendit: Ndaljani fjalën
image-26-600x360
Dalin pamjet e arrestimit të katër serbëve që ofenduan dhe sulmuan policinë në Veri
meritoni
“Ishim në të njëjtën makinë”, Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj