
Departamenti i sportit në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të mbajë mbledhjen e radhës e ku pritet të vendoset për licencimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Burime të Kanal10 bëjnë me dije se në këtë mbledhje mund të vendoset për mos licencimin e Federatës më të madhe sportive në vend për shkak të kriteteve të vendosura nga vet Ministri Çeku, të cilat i bëri të ditura së fundmi në intervistën e tij në Prime Time në Kanal10.
Gjithashtu në rast se mirret vendimi i tillë, MKRS do ta rekomandojë FFK-në që të mbajë një tjetër kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor.
Gjithçka pritet të vendoset shumë shpejt dhe MKRS pritet të dal me një vendim zyrtar.