
Emisionin “Kampionët” jeni mësuar ta shihni çdo të diel, mirëpo këtë të mërkurë vazhdojmë, pasi kemi diçka të veçantë për ju.
Gjatë këtyre orëve të fundit të muajit janar, do të përcjellim momentet e fundit të merkatos dimërore në Superligën e Kosovës.
Në studio është i ftuar Arbnor Morina, ndihmëstrajner te kombëtarja e Kosovës, i cili po jep komentet e tij në lidhje me transferimet e klubeve të elitës së futbollit kosovar.
Në lidhje direkte foli edhe gazetari, Arlind Sadiku.
“Sot kam vendosur të japë edhe një ekskluzive në emisionin tuaj, Ensar Huruglica është lojtari më i ri i Dritës. Lojtari vjen nga Kriens, liga e katërt e Zvicrës dhe nesër do të prezantohet” – tha ai.
Sadiku dha edhe informacionet e tij rreth trajnerit të Kosovës.
“Kërkesat e Bruno Labbadias kanë qenë shumë të larta për FFK-në, andaj ky operacion duket se nuk do të ndodhë” – tha ai.