Gazeta10

Eksperti i sigurisë: Janë rreth 40 shqiptarë që punojnë si vrasës me pagesë

Eksperti i sigurisë, ligjëruesi universitar i Kriminalistikës, Mensut Ademi, ka thënë se në mesin e shqiptarëve janë rreth 40 vrasës me pagesë.

“Këto të dhëna i kemi nga Policia e Shtetit shqiptar dhe nga institucionet e sigurisë. Janë të identifikuar shqiptarë të Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, janë diku 40 persona që punojnë si vrasës me pagesë”, thotë Ademi në Rubikon të Klan Kosovës.

Tutje, ai tha se Kosova ka ligje të mira për parandalimin e dhunës në familje, mirëpo thotë se vetëm pasja e ligjeve nuk mjafton.

“Ne kemi Ligjin për sinjalizues, pastaj kemi ligje dhe kodin penal që kemi shoqëri civile që duhet të merren me parandalimin e dhunës në familje që mos të vijë deri te një veprim makabër. Ne nisemi prej asaj që kemi ligje, kemi evidenca statistikore, por ne gabojmë shumë thellë dhe shumë rrastë kur ne nuk kemi evidenca statistikore të numrit terr dhe numrit të përhirtë.

Dhe numri terr dhe i përhirtë krijohet apo sillet, realizohet, fitohen të dhënat përmes studimit të vetë akuzimit dhe viktimizimit. Këto studime duhet t’i bëjnë universitetet. Në 2010 është mundësuar për herë të parë në Kosovë, e kemi pasur një hulumtim rehabilitimi dhe risocializimi personave gjatë vuajtjeve të dënimit. Dhe aty kemi hasur se sa persona kanë kryer dhunë në familje dhe si p.sh. familja dhe shteti nuk kanë pasur mundësi reale për rehabilitimin dhe risocializimin e tyre.

Ne sot kemi numër të madh të vëllimit, strukturës në aspektin regjional, kohor dhe sezonal, këtë që e thotë psikologu, nëse komshiu e njeh komshiun në zonat rurale apo qytete të vogla, por problemet e dhunës në familje… pra, kemi numër terr dhe numër të përhirtë në zona të mbipopulluara, si Fushë-Kosova dhe Prishtina, ka konflikt kulture, kemi rënë në teori të anemisë dhe nuk duam të japim informatën dhe në këtë rast ua vështirësojmë të gjitha institucioneve”, deklaroi Ademi.

NË FOKUS

MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
mjek
Ndërron jetë kirurgu i njohur kosovar
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 63 vjeçare
Saranda-Bogujevci-dhe-Albulena-Haxhiu
Bogujevci ia ndalë mikrofonin Haxhiut, ajo e lëshon sallën e Kuvendit: Ndaljani fjalën
image-26-600x360
Dalin pamjet e arrestimit të katër serbëve që ofenduan dhe sulmuan policinë në Veri
meritoni
“Ishim në të njëjtën makinë”, Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj