Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Elementet e marrëveshjes finale, Escobar thotë se i takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin

Gazeta10
19 October 2022 - 23:04

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, sonte ka zhvilluar një intervistë ekskluzive për emsionin Prime Time me Xhemajl Rexhën.

Escobar ka thënë se procesi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë duhet të udhëhiqet nga Bashkimi Europian, por që i përket të dyja vendeve që vendosin se si do të duken marrëdhëniet e tyre në të ardhmen, raporton Gazeta10.

“Sepse i përket Kosovës dhe Serbisë që të vendosin se si do të duket e ardhmja e marrëdhënieve të tyre – me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian. Duhet të jetë një proces që udhëhiqet nga Bashkimi Evropian. Ju jeni në Evropë dhe aspiratat e të dyja vendeve janë që të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Dhe, kur ky proces të përfundojë do të hapë për ju mundësi më të mira ekonomike dhe të ardhme më të mirë politike. Prandaj, ne e mbështesim plotësisht këtë.Por, ne mbështesim edhe inkuadrimin e plotë të Kosovës në struktruat euro-atlantike, ku kemi zë. Por, për tani është e rëndësishme që të fokusohemi në dialog.”, ka deklaruar ai në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.