Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Emërllahu dhe Firmino dënohen me dy ndeshje moslojë

Gazeta10
02 February 2023 - 13:24

Lindon Emërllahu i Ballkanit dhe Alef Firmino i Llapit, janë dënuar me nga dy ndeshje moslojë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Dy futbollistët patën një kacafytje mes veti në fund të ndeshjes së Superkupës së Kosovës që u zhvillua muajin e shkuar në Antalia të Turqisë.

Ballkani e fitoi duelin me rezultatin 1:0, ndërsa Emërllahu e Firmino u ndëshkuan direkt me kartonë të kuq nga gjyqtari i ndeshjes.

Komisioni Disiplinor pasi ka siguruar komplet materialin nga zyrtarët e ndeshjes dhe incizimin televiziv, ka vepruar duke u bazuar në nenin 40 të rregullores disiplinore. Si Emërllahu ashtu edhe Firmino do të mungojnë në dy ndeshjet e radhës, të cilat organizohen në kuadër të FFK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.