Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Emiri i Katarit: Kemi punuar shumë për ta organizuar këtë Botëror

Gazeta10
20 November 2022 - 16:57

Me një ceremoni spektakolare është bërë hapja e Kampionatit Botëror 2022 që do të zhvillohet në Katar.

Plot 28 ditë do të sjellin ndeshje spektakolare ku 32 dy shtete do të luftojnë për ta rrëmbyer trofeun më të rëndësishëm në futboll.

Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani tha se vendi i tij ka punuar shumë për organizimin e kësaj ngjarjeje madhore dhe se janë bërë të gjitha përpjekje për të mirën e njerëzimit.

“Ne organizojmë Kupën e Botës. Kemi punuar shumë për të organizuar një turne të suksesshëm. Kemi bërë të gjitha përpjekjet tona për të mirën e njerëzimit. Më në fund, ka ardhur dita e hapjes, të cilën të gjithë e kemi pritur.”, tha ai.

Ai më tutje ka uruar që të gjitha ekipet pjesëmarrëse të zhvillojnë futboll të mrekullueshëm, ndërsa ka thënë se është mirë që njerëzit ndajnë dhe festojnë diversitetin dhe atë që i bashkon.

“Për 28 ditët e ardhshme ne do të ndjekim festivalin e madh të futbollit në një mjedis komunikimi njerëzor dhe qytetar. Njerëz nga shumë vende të ndryshme do të vijnë në Katar. Është mirë që njerëzit ndajnë dhe festojnë diversitetin dhe atë që i bashkon. Uroj që të gjitha ekipet të luajnë futboll të mrekullueshëm, për të jetuar një kohë plot gëzim dhe emocion. Ditë që mund të frymëzojnë mirësi dhe shpresë. Mirë se vini dhe fat të gjithëve”, tha në fund ai.

Nga ora 17:00 do të fillojë ndeshja e parë e këtij Botërori ku do të ballafaqohen Katari me Ekuadorin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.