Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Emmerson propozon që gjykimi për krerët e UÇK-së të mos zgjasë më shumë se 2 vite

Gazeta10
08 Shtator 2022 - 16:06

Avokati i Kadri Veselit ka dhënë një propozim për Prokurorinë në Gjykatën Speciale, duke thënë se ky gjykim të mos zgjasë më shumë se 2 vjet, raporton Gazeta10.

Ben Emmerson, avokat i ish kryeparlamnetarit Kadri Veseli teksa ka folur për kohën që prokuroria po e kërkon për gjykim ndaj ish krerëve të UÇK-së, ka thënë se ky proces nuk duhet të zgjasë më shumë se dy vjet.

Gjatë fjalës së tij, Emmerson ndër të tjera ka thënë.

“Ne mbesin prapa asaj që prokurorisë duhet dhënë një vit kohë, dhe një vit edhe ne, sepse kjo është mënyra e vetme e menaxhueshme, sepse në të kundërtën do të merrte shumë kohë për gjykim kjo çështje ”, tha Emmerson

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi nuk janë në sallë por janë duke e përcjellur seancën ndaj tyre përmes video lidhjes, raporton Gazeta10.

Në këtë seancë pritet të diskutohen të gjitha temat që ndërlidhen me shpalosjen e materialeve, hetimet e mbrojtjes dhe të Prokurorisë, si dhe detaje të tjera.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët po mbahen në paraburgim në Hagë. Ata po akuzohen për krime lufte. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.