
Endrit Krasnqi është shpallur “Ylli i Javës” në kuadër të xhiros së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, raporton Gazeta10.
Krasniqi ishte njëri ndër futbollistët më meritorë që Prishtina arriti të triumfoj në derbin e xhiros së katërt kundër Llapit me shifrat 1-2.
Në atë ndeshje, Endrit Krasniqi fillimisht fitoi penallti, të cilën në gol e konkretizoi sulmuesi, Kreshnik Uka, për t’i dhuruar epërsinë ekipit nga kryeqyteti.
Në pjesën e dytë, Krasniqi arriti të shënoj golin e tij të parë në këtë stinor për t’i dhuruar Prishtinës një fitore të rëndësishme në udhëtim.
Prishtina me këtë fitore renditet në pozitën e dytë në tabelë me shtatë pikë të grumbulluara pas tri xhirove. /Gazeta10/