Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Energjia, Rizvanolli: Së shpejti do të fillojmë me subvencionim shtesë për ata që kursejnë

Gazeta10
29 Shtator 2022 - 12:32

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se së shpjeti do të fillojnë me subvencionime shtesë për konsumatorët që kursejnë, raporton Gazeta10.

Rizvanolli ka ftuar qytetarët për kursim dhe ka dhënë një opsion për familjet para se të fillojnë temperaturat e ulta.

“ Çfarë mund të bëjë secili dhe secila nga ne në pjesën e vogël është kursimi brenda mundësive dhe cdo ditë, cfarë mund të bëjë familjet është të marrin masat për izolimin e shtëpive para se të fillojë temperaturat e ulta”, ka thënë ajo.

Ajo ka premtuar ndihmë shtesë për ata që kursejnë.

“Së shpejti do të fillojmë me subvencionim shtesë për ata që kursejnë”, ka thënë Rizvanolli. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.