Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Enrique konfirmon transferimin e Dembeles

Gazeta10
11 August 2023 - 19:58

Ousmane Dembele mund të konsiderohet tashmë futbollist i ri i skuadrës së Paris Saint-Germainit.

Transferimin e sulmuesit të krahut te klubi francez e ka konfirmuar edhe trajneri i PSG-së, Luis Enrique. Enrique të premten ka thënë se transferimi i Dembeles është çështje e kryer, pasi ka mbetur vetëm një paragraf në kontratë pa u definuar, përpara se 26-vjeçari të prezantohet.

Dembele te Parisi do të transferohet nga skuadra e Barcelonës dhe ekipi francez do të paguajë 50 milionë euro për kartonin e tij.

Dembele është pjesë e Barcelonës prej vitit 2017, kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi dhe ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin e ardhshëm. Edicionin e shkuar, ai pati 8 gola e 9 asistime në të gjitha garat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.