Erdin Hashani është trajneri i ri i skuadrës së Flamurtarit.
Hashani vjen te skuadra nga kryeqyteti si pasues i Faruk Statovcit, i cili ditë më parë dha dorëheqje nga ky post.
Hashani për herë të fundit ka qenë trajner i Vllaznisë së Pozheranit, teksa ushtron detyrën e ndihmëstrajnerit te Kosova U18.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trajnerin Erdin Hashani. Hashani është trajner i njohur në futbollin kosovar, i cili ka arritur rezultate shum të mira me ekipet paraprake dhe me kënaqësi ka pranuar ofertën e klubit. Klubi dhe Hashani kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër”, thuhet në njoftimin e klubit.
Flamurtari nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri në Ligën e Parë, ku renditen në pozitën e fundit në grupin B me asnjë pikë.
Hashani pritet të debutojë në krye të Flamurtarit në ndeshjen kundër Ramiz Sadikut.