Duke folur në Samitin e Inteligjencës Artificiale të Turqisë në Stamboll, Erdogan deklaroi se vendi synon të rrisë kapacitetin e instaluar të qendrave të të dhënave në të paktën 1 gigavat deri në vitin 2030.
Ai njoftoi se të paktën 2% e programeve të investimeve publike do të ndahen për projektet e Al.
Presidenti turk gjithashtu zbuloi planet për të vënë në dispozicion të qytetarëve të paktën 2.000 grupe të dhënash publike përmes Bibliotekës Kombëtare të të Dhënave, duke përfshirë të dhëna nga sektorë si shëndetësia, bujqësia, mbrojtja dhe tregtia elektronike.
Sipas planit të ri të veprimit, Turqia do të trajnojë 10.000 specialistë të avancuar të Al dhe 100.000 profesionistë të aplikacioneve të Al.
Presidenti shtoi gjithashtu se në të gjitha 81 provincat do të nisin punëtori për njohuritë mbi Al, me synimin për të trajnuar 5 milionë qytetarë brenda dy viteve.
“Do të nisim Programin Kombëtar për Njohuritë mbi Inteligjencën Artificiale për të siguruar që njerëzit e të gjitha moshave ta kuptojnë saktë Al dhe ta përdorin atë në mënyrë të sigurt”, tha Erdogan.
Ai theksoi se Plani i Veprimit për Inteligjencën Artificiale është ndërtuar mbi katër shtylla kryesore – “zbulo, përfito, prodho dhe qeveris” – me katër veprime plotësuese nën secilën shtyllë. /AA/