Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ermal Krasniqi drejt transferimit te skuadra e madhe italiane

Gazeta10
15 March 2023 - 12:06

Sulmuesi nga Kosova, Ermal Krasniqi është zbulimi i vitit në skuadrën rumune, CFR Cluj dhe tashmë ka ngjallur interesimin e disa top skuadrave evropiane.

Krasniqi ka impresionuar që nga transferimi në CFR Cluj dhe ka rënë në vëmendjen e disa skuadrave kryesore, sipas menaxherit të lojtarit, Giovani Becali.

“Një klub është i interesuar për Krasniqin. Unë kam një shok me origjinë shqiptare që ka pozitë në disa klube”.

“Krasniqi është lojtar i rëndësishëm, është vetëm 24 vjeç, ka ardhur nga askund dhe është befasia e CFR-së. Vlerësohet rreth 4 milionë euro”, ka thënë Giovani Becali në Fanatik Superliga.

Sipas SpotMedia.ro, klubi që kërkon Krasniqin është Lazio e Serie A, e drejtuar nga Maurizio Sarri dhe drejtor sportiv, shqiptarin Igli Tare.

Krasniqi është blerë nga CFR Cluj për 200 mijë euro nga Ballkani dhe rumunët janë afër arritjes së një marrëveshjeje të rëndësishme.

Ballkani zotëron gjithashtu 15 për qind të një transferimi të mundshëm në të ardhmen.

24-vjeçari kosovar ka 4 gola dhe një asistim vendimtar në 9 ndeshjet e luajtura për CFR Cluj në ligën elitare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.