Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ermal Krasniqi falenderon Ballkanin pas transferimit te Cluji

Gazeta10
10 January 2023 - 15:55

Sulmuesi Ermal Krasniqi të martën kompletoi transferimin e tij te skuadra rumune, Cluj.

Krasniqi u bë njëri nga transferimet më të bujshme që kanë ndodhur në futbollin kosovar, ku shuma e transferimit të tij raportohet të jetë rreth 200 mijë euro.

Pas transferimit te Cluji, Krasniqi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur se është shumë I lumtur me këtë transferim dhe falenderoi skuadrën e Ballkanit, ku tha se kjo skuadër do të ketë një vend special tek ai.

Postimi i plotë i Ermal Krasniqit:

Të dashur miq,

Me anë të këtij njoftimi dua të ju njoftoj, se nga sot kam nënshkruar kontrate me klubin e futbollit Rumun „CFR 1907 CLUJ“ , një hap i rëndësishëm drejt realizimit të ëndrrës time futbollistike.

„FC Ballkani“ do të ketë një vend special në zemrën time, ku u rritëm së bashku dhe arritëm suksese historike si në aspektin vendor, edhe në atë ndërkombëtar.

Faleminderit bashke lojtarëve, trajnerëve, presidentit Arsim Kabashi dhe në veçanti tifozëve „XHEBRAILAT“ dhe secilit që ishte pjesë e klubit sa isha aty.

Falënderim të veçante për Familjen time për përkrahjen e vazhdueshme, e po ashtu agjentit tim Kastriot Telaku.

I juaji Ermal Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.