Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ermal Krasniqi nuk ka të ndalur

Gazeta10
19 February 2023 - 19:14

Ermal Krasniqi ka bërë një tjetër paraqitje të madhe të dielën me fanellën e kampionit rumun, Cluj.

Ai shënoi golin e tretë të fitores së Clujit ndaj Argesit, 3:1. Krasniqi u inkuadrua në fushë në minutën e 76-të, ndërsa shënoi në minutën e 94-t. Për sulmuesin 24-vjeçar të Kosovës është goli i dytë në pesë ndeshje prej kur u transferua në verë nga Ballkani i Suharekës.

Krasniqi u pushua për shkak të angazhimit të enjten në Ligën e Konferencës ndaj Lazios. Ai pati një paraqitje të mirë ndaj klubit nga Roma.

Cluji është në vendin e dytë me 53 pikë, dy më pak se lideri Farul Constanta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.