
Vëllezërit Agaj, të njohur si zhutat janë të ftuarit në emisionin “Gallatë” me Arben Ahemtin që transmetohet në Kanal10.
Ata përmes këngës kanë ndezur atmosferën në këtë emision duke iu kënduar luftëtarëve të lirisë dhe dëshmorëve.
Esati nga ky grup ka rrëfyer emocionet e tij kur këndonë për dëshmorët, pasi që edhe vetë ishte pjesë e luftës së fundit, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku edhe ishte plagosur.
“Jam gjenerata më me fat në botën e shqiptarëve dhe që e kam pas fatin të luftoi edhe ta përjetoi pavarëisnë edhe shtetin e Kosovës. Jam njeri më me fat që i shkojë çdo dëshmori te varret dhe i përkulëm”, ka rrëfyer ai.
Esati ka thënë se është me fat që sot e ka mundësinë t’iu këndojë luftëtarëve të lirisë.
“Unë mundem me këndu për çdo dëshmorë sot të rrafshit të Dukagjinit, që kam pas rastin t’i takoi në katër sy dhe e di si janë vrarë ata krejt. Lufta e fundit është lufta më e shënjtë e këtij kombi”, ka thënë ai. /GAZETA10/