Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Escobar iu shkon në takim përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Gazeta10
14 October 2022 - 21:19

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është pritur në takim nga përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Një gjë të tillë e ka njoftuar Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Serbi, nëpërmjet një postimi në ‘facebook’. Kamberi njoftoi se me Escobar biseduan për trajtimin e drejtë të kërkesave të shqitparëve të Luginës së Preshevës.

“Në takim me të dërguarin special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin e shtetit, diskutuam për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Kamberit.

Prezent në takim u panë edhe kreu i Këshillit Kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, si dhe ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.