Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Escobar, Kurtit: Edhe zbatimi i vendimit për Manastirin dhe Asociacionin nënkupton sundim të ligjit

Gazeta10
16 June 2023 - 16:11

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për qëndrimin e kryeministrit Kurti për vendosjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës.

Escobar ka thënë se sundimi i ligjit nënkupton edhe implementim të obligimeve ndërkombëtare dhe gjithashtu edhe vendimeve të gjykatave, siç është ai për Manastirin e Deçanit, raporton Express.

Escobar ka thënë se edhe krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është pjesë e sundimit të ligjit.

“Sundimi i ligjit nënkupton implementimin e vendimeve të gjykatave, si ai për manastirin e Deçanit. Asociacioni është pjesë e sundimit të ligjit”, ka thënë Escobar në bashkëbisedim me gazetarët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.